Xhuli i kundërpërgjigjet Stresit dhe Artanit: 13 javë kam qenë e nominuar, gjithmonë kam shpëtuar (VIDEO)

2023-03-11

Big Brother Vip Kosova Banoret

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli ka reaguar pas pyetjeve pikante të bëra nga Artani dhe Stresi, se “pse mbrëmë ajo nuk zgjodhi të flasë mbi kauzën e gruas”, gjatë rubrikës së rrëfimit në Prime.

Xhuli e ka marrë me sportivitet të gjithë situatën, derisa ka thënë se fakti që ajo ishte e nominuar për 13 javë rresht, do të thotë shumë për të.

“Ti po mundohesh me hy në debate, por s’ta jap atë shans. 13 javë e nominuar dhe e shpëtuar nga ju”, ka thënë ajo pos tjerash.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/xhuli-i-kunderpergjigjet-stresit-dhe-artanit-13-jave-kam-qene-e-nominuar-gjithmone-kam-shpetuar-video/