Xhuli e çon Stresin në lavanderi, i thotë “lëre Artanin, ti e di se me kënd duhet të përplasemi” (VIDEO)

2023-03-04

Big Brother Vip Kosova Banoret

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli e ka ftuar banorin tjetër, Stresin në dhomën e lavanderisë, derisa e ka mbyllur derën dhe e ka qortuar këtë të fundit lidhur me debatin me Artanin.

Xhuli ka kërkuar nga Stresi të mos i jap më vëmendje Artanit, derisa dyshja janë dakorduar pa thënë emër, se dytë bashkë kanë një plan sulmi mbi një prej konkurrentëve aktualë brenda BBVK-së.

“Pse po iu jep minutazhë dhe marketing? Dy sekonda i ke dhe mos i merr më me të, sepse nuk ia vlen që ky të dal as në Prime. E di ti se me kënd duhet të rrokemi, një përplasje kemi ne të dy”, i ka  thënë Xhuli, Stresit.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/xhuli-e-con-stresin-ne-lavanderi-i-thote-lere-artanin-ti-e-di-se-me-kend-duhet-te-perplasemi-video/