Xhuli drejtuar Artanit: Marre të qoftë – aktori i kërkon ta ulë zërin dhe t’i largohet (VIDEO)

2023-03-04

Big Brother Vip Kosova Banoret

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli i ka reaguar ashpër Artanit, pasi ky i fundit i ka dalë në mbrojtje Vedatit.

Kësisoj, Xhuli i është afruar goxha Artanit, duke folur me zë të lartë, derisa u dëgjua t’i thotë “marre duhet me të ardh”.

Artani i ka kërkuar Xhulit ta ulë zërin, teksa në anën tjetër reagoi edhe Stresi, i cili e ka quajtur Artanin, “lëpirëse” si dhe ka thënë që “nuk di të flasë”.

Gjithsesi, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/xhuli-drejtuar-artanit-marre-te-qofte-aktori-i-kerkon-ta-ule-zerin-dhe-ti-largohet-video/