2023-03-03
“Vëllai i Madh” e ka vendosur Andin para një vendimi, se a do të vendos që të gjithë finalistëve t’u ndahen nga 10 mijë euro nga çmimi i madh prej 200 mijë eurosh, gjë të cilën e ka bërë Andi.
Banorët e kanë përkrahur një vendim të tillë, pos Xhulit, e cila ka thënë se Andi nuk mund të vendos për të gjithë.
“Ky nuk mund të vendos për të gjithë ne, por meqë kanë dhënë këtë të drejtë, e bajshim me shëndet, por nuk më duket që është shumë në rregull”, është shprehur Xhuli.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.