2023-01-24
Banori më i ri i ‘reality show’ Big Brother VIP Kosova, humoristi Vedat Bajrami, ka sjellë në shtëpinë e “Vëllait të Madh” goxha atmosferë pozitive.
Batutave dhe mënyrës së tij unike të të treguarit histori të ndryshme vështirë se po iu përmbahen banorët e tjerë të shtëpisë.
Kësisoj, Vedati, gjatë ditës së sotme, ka hyrë pak në rolin e tij ikonik, të njohur si Gixha, teksa djemtë që ishin në oborr me të shpërthyen në të qeshura, posaçërisht Andi.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Source:
https://klankosova.tv/vedati-ne-rolin-e-gixhes-andi-nuk-mund-te-ndaloje-se-qeshuri-video/