2023-03-03
Një përplasje gjatë javës, por edhe në Prime sonte ka ndodhur mes Melisës dhe Vedatit.
Melisa i ka thënë Vedatit se mendon që ai dyshon në historinë që ajo e ka treguar disa ditë më parë.
Ndërkaq, Vedati është shprehur se ka ende banorë që e mendojnë këtë gjë, por ai e ka kundërshtuar.
“Këtu brenda unë e shoh që ka disa banorë të cilën ende mendojnë se unë kam dyshuar mbi rrëfimin e Melisës, nëse mendojnë ashtu, e paqin vetën në qafë”, ka thënë Vedati.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber