Vedati befasohet me një video mesazh nga vajzat dhe gruaja e tij, emocionohet e s’i mbanë lotët (VIDEO)

2023-03-10

Big Brother VIP Kosova

Nata gjysmëfinale e Big Brother VIP Kosova po karakterizohet me surpriza të shumta nga “Vëllai i Madh” – e një e tillë u rezervua edhe për Vedatin.

Pasi që vajza e vogël e Vedatit, Luna po festonte ditëlindjen e saj, “Vëllai i Madh” i ka shfaqur aktorit një video porosi, ku shihej vetë goca e ditëlindjes bashkë me të motrën e saj si dhe gruan e konkurrentit.

Nga studioja u bë me dije, se “Vëllai i Madh” kishte dashur ta takonte Vedatin ‘live’ me vajzat e tij, veç se këto të fundit momentalisht janë me grip, si rezultat i ftohjes sezonale.

Gjithsesi, Vedati ka shpërthyer në lot, si rrallë herë dhe është përmalluar pafund për familjen e tij.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/vedati-befasohet-me-nje-video-mesazh-nga-vajzat-dhe-gruaja-e-tij-emocionohet-e-si-mbane-lotet-video/