Trileqja Andi- Gresa- Mbresa, Neziri ironizion: Mbetet për t’u parë kujt i shkaktoi më shumë dhimbje barku (VIDEO)

2023-01-22

Big Brother Vip Kosova

Opinionisti i “Big Talk” në Klan Kosova, Nderim Neziri nuk e ka kursyer satirën në shpinë të situatave të krijuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.

Sipas tij banorja nga Ferizaji, Mbresa Hajrullahu ka hyrë brenda për të trazuar ujërat në mes të Andit dhe Gresës.

“Çka mua s’më ka pëlqyer ka qenë që ajo bukfalisht e ka shfrytëzuar njohjen me Andin nga jashtë dhe ka hyrë brenda me një strategji  për të trazuar ujërat mes Andit dhe Gresës, gjithashtu. Ideja e trileqes nuk mund të shpërfillet sepse një vajzë e cila ka një crregullim me laktozën nuk mundet me pas një ide të momentit ad-hoc edhe me u cu po bëj trileqe. Kjo konsistonte shumë mirë në trazirën e ujërave, në hyrjen në mes të Andit dhe Gresës. Një trileqe përfekte diskutimi, se nuk dua ta banalizoj në asnjë moment dhe as nuk e kam menduar si banale, por një trileqe me shumë laktozë brenda po e po, e cila kujt i ka shkaktuar dhimbje barku, mbetet për t’u parë sepse kemi ende ditë në dispozicion”, tha Neziri.

Derisa shtoi se konkurrenten në fjalë e sheh si një person që më çdo kusht po e dëshiron vëmendjen e publikut.

“Mbresa më ka bërë përshtypje shumë që nuk e gjen ndonjëherë butonin ku mundet me ndal veten, kjo është ajo që shumë shpesh Mbresën e qet keq në sytë e publikut sepse është një zhurmuese tipike. Dëshiron që më ra në sy, me argumentu dhe dëshiron që asaj të vetes më i shku deri në fund”, shtoi Neziri.

Në linqet më poshtë mund të shikoni videon, dhe emisionin e plotë:

Source:
https://klankosova.tv/trileqja-andi-gresa-mbresa-neziri-ironizion-mbetet-per-tu-pare-kujt-i-shkaktoi-me-shume-dhimbje-barku-video/