2023-01-19
Gjatë mbrëmjes së sotme, banorët e Big Brother VIP Kosova kanë zhvilluar “Sfidën e biskotave”, e cila erdhi si rezultat i ankesave të tyre mbi mungesën e produktit të sheqerit në shtëpi.
Kësisoj, disa prej tyre arritën ta kalonin sfidën më me sukses, e disa me më pak sukses.
Pas, Vivienit e cila ka ngrënë nëntë prej dhjetë biskotave, edhe Mbresa e cila ishte pjesë e grupit të parë ka arritur rezultat të mirë, teksa ka ngrënë tetë nga biskotat e “Vëllait të Madh”.
Xhuli, e cila ishte pjesë e grupit të dytë ka ngrënë pesë prej dhjetë biskotave, Fisi po ashtu pjesë e grupit të dytë, ka ngrënë vetëm katër nga to.
Ndërkaq, Gresa i ka ngrënë vetëm tri prej dhjetë biskotave dhe ishte poashtu pjesë e grupit të dytë.
Për t’i parë më në detaje, banorët duke u sfiduar me ngrënien e biskotave, shikojini videot në linqet e mëposhtme.
Source:
https://klankosova.tv/si-e-kaluan-sfiden-e-biskotave-fisi-gresa-mbresa-dhe-xhuli-video/