“Sfida e biskotave” – Vivien i ha nëntë prej dhjetë biskotave (VIDEO)

2023-01-19

Big Brother Vip Kosova Banoret

Banorët e Big Brother VIP Kosova gjatë fillim mbrëmjes së sotme janë përballur me një sfidë nga “Vëllai i Madh” e që ishte loja “Ha biskotat, pa i prekur me duar”.

Kësisoj, në letrën nga “Vëllai i Madh” u prezantua loja bashkë me rregullat, ndërsa e gjitha ishte për të fituar sa më shumë sheqer për banorët, të cilët ishin ankuar për sasi të paktë të këtij produkti.

“Big Brother ka dëgjuar për ankesat tuaja për mungesë të sheqerit, ndaj ju jep një sfidë për ta fituar sheqerin, prandaj do të ndaheni në dy grupe. Grupi i parë: Andi, Ganja, Mbresa, Artani dhe Arta – Grupi i dytë: Gresa, Xhuli, Stresi, Fisi dhe Vivien. Loja zhvillohet në sallon, dy grupet ulen në divan, një grup nga e majta e tjetri nga e djathta. Me radhë, banorët ulen në kolltuk përballë me ekranin dhe nis lojën”, u tha në njoftimin e “Vëllait të Madh”.

“Merr një biskotë dhe vendose në ballë me mimika të fytyrës duhet të kaloni nga balli në gojë dhe ta hani. Secili nga ju ka 10 biskota në dispozicion, nëse ju bie biskota duhet të vazhdoni me biskotën tjetër. Grupi që ha më tepër biskota është fitues dhe fiton sheqer. Fituesit e kanë të ndalur të ndajnë sheqerin me grupin humbës. Nëse ndonjë prej jush e ndan sheqerin me grupin tjetër, i gjithë grupi dënohet duke e pirë kafen me kripë”, u tha tutje.

E suksesshme në këtë sfidë u tregua Vivien, e cila nga gjithsej 10 biskotat, ka arritur të hajë nëntë prej tyre.

Source:
https://klankosova.tv/sfida-e-biskotave-vivien-i-ha-nente-prej-dhjete-biskotave-video/