2023-01-22
Fisi u eliminua këtë javë nga votat e publikut. Në një intervistë të dhënë për “Big Talk” ai foli për afërsinë me banoren Juliana Nura, e cila nuk i ka ikur syrit të publikut.
“Xhulin e kam njohur në 2008 kur kam qenë DJ i “Skills”, qaty jemi njohur me Xhulin, sa u pat kthy prej Finlandës, kemi pasur miqësi prej atëherë. Kemi njohje nga 2008-ta, por jo prej 2008 deri në 2022, kur jemi parë jëmi përshëndetur”, tha Fisi.
Fisi tha se miqësia mes tyre ka qenë shumë e pastër.
A din si është kur e ke një mik, apo mikeshë edhe mos me pa dhjetë vjet, pas dhjetë vjetësh miqësia të vazhdon qaty, kur e ke një miqësi shumë pure”, shtoi ish-banori.
Në linqet më poshtë mund të shihni videon, dhe emisionin e plotë: