Psikologia Studenica: Programet “Reality Show” kanë ndikim të hatashëm në jetën tonë (VIDEO)

2023-01-22

Psikologja.jpg

Këtë të diel në emisionin “Familja ime”, u diskutua për ndikimin e programve televizive në shoqëri, ku e ftuar për trajtimin e kësaj teme ishte edhe psikologia Arvesa Studenica.

“Televizioni dhe mediat në përgjithësi kanë një ndikim të hatashëm në jetën tonë, qoftë pozitiv apo negativ, domethënë çdo do gjë ne shohim na afekton apo na ndikon në jetën tonë”, u shpreh psikologia, njofton KlanKosova.tv.

Ajo tha se personazhet e programeve të tilla ndikojnë edhe në mënyrën se si ne si ne do t’i përceptojmë gjërat, se në çka besojmë, vlerat dhe besimet tona.

“Ndikimi i tyre është shumë i madh, varësishit se çka ne zgjedhim të marrim nga ato, të përvetësojmë apo të marrim dhe të ndryshojmë sjelljen tonë”, theskoi Studenica, njofton Klankosova.tv.

Source:
https://klankosova.tv/psikologia-studenica-programet-reality-show-kane-ndikim-te-hatashem-ne-jeten-tone-video/