2023-03-07
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Artani në ‘podcastin’ e sotëm ka zbuluar disa prej arsyeve, që pse sipas tij, nuk duhet që Kosova të braktiset.
Artani ka thënë se vet ekzistenca e republikës së Kosovës si dhe rinia e zgjuar e punëtore, janë vetëm disa prej arsyeve se pse jeta në vendlindja ia vlen.
“Nëse kthehemi në kohë prapa dhe e mendojmë se kemi qenë në okupim dhe sa e vështirë ka qenë, tash kanë ndryshuar gjërat për të mira dhe ke plot rini që në Kosovë janë shumë të zotë, dhe që kanë krijuar biznese të veta e që ngadalë po rriten”, ka thënë Artani pos tjerash.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Source:
https://klankosova.tv/pse-nuk-duhet-te-largohemi-nga-kosova-pergjigjet-artani-video/