Porsa Gresa arrin në studion gjigante të BBVK-së, Andi i dhuron një përqafim të ngrohtë (VIDEO)

2023-03-10

Big Brother VIP Kosova

Konkurrentja e eliminuar e mbrëmjes gjysmëfinale të Big Brother VIP Kosova, Gresa ka pranuar një përqafim goxha të fortë nga i dashuri i saj, ish banori i këtij formati televiziv, Andi.

Porsa modelja ka mbërritur në skenën gjigante të spektaklit Prime, ajo është hedhur në krahët e Andit, derisa është përshëndetur edhe me banorët e tjerë, prezantuesit si dhe opinionistët.

Gresa kishte qenë pjesë e BBVK-së që prej 5 dhjetorit, kur edhe filloi rrugëtimin ky format televiziv.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/porsa-gresa-arrin-ne-studion-gjigante-te-bbvk-se-andi-i-dhuron-nje-perqafim-te-ngrohte-video/