Përplasje e ashpër në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, Stresi e quan Artanin “lëpirës votash” (VIDEO)

2023-03-04

Big Brother Vip Kosova Banoret

Debati i nxehtë në mes të dy konkurrentëve të Big Brother VIP Kosova, Artanit dhe Stresit, ka shkuar goxha gjatë, ndërsa nuk munguan as thumbimet e njëpasnjëshme.

Kësisoj, në një prej përplasjeve, Stresi e ka quajtur Artanin “lëpirës votash”.

“Ti ke fituar poemën ‘lolipop’, ‘lëpirës votash’, t’i lëpihesh në tetëmbëdhjetë kënde të shtëpisë”, ka thënë Stresi pos tjerash.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/perplasje-e-ashper-ne-shtepine-e-vellait-te-madh-stresi-e-quan-artanin-lepires-votash-video/