“Nuk e gjeta veten tek pjesa e debateve”, thotë Fisi pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

2023-01-21

Big Brother Vip Kosova Banoret

Fisi Juniku ishte konkurrenti që sonte me votat e publikut është eliminuar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Kësisoj, tashmë ish banorin në studion gjigante të spektaklit Prime, e kanë pritur prezantuesit e formatit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, bashkë me opinionistët dhe ish banorët e tjerë.

Fisi është shprehur falënderues për një eksperiencë të tillë, derisa ka thënë se nuk e ka gjetur veten në debatet që po realizoheshin brenda shtëpisë.

“Mundem të them se jam goxha i lumtur që po dal, sepse njëmend është goxha shqetësuese sepse me probleme dhe debate, unë nuk mundja me askënd. U gëzova që dola, se s’më rrihej pa Anën. Jam përjetësisht falënderues ndaj Klan Kosovës, për këtë eksperiencë që nuk do ta harroj asnjëherë në jetën time”, ka thënë Fisi pos tjerash.

Source:
https://klankosova.tv/nuk-e-gjeta-veten-tek-pjesa-e-debateve-thote-fisi-pas-eliminimit-nga-big-brother-vip-kosova-video/