2023-03-13
Ndryshe prej të hënave të tjera, kur në ekranet tuaja shfaqej Prime i shtëpisë më të famshme të vendit, Big Brother VIP Kosova, sonte do të keni mundësi të ndiqni Darkën e Finalistëve.
Kjo darkë, siç edhe mund ta paramendoni, do të karakterizohet me shumë debate e situata interesante.
Finalistët në këtë darkë do t’u përgjigjen pyetjeve të publikut.
Finalistë të shtëpisë më të madhe në vend janë: Vedati, Artani, Juliana, Stresi dhe Mbresa.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Source:
https://klankosova.tv/nis-darka-e-finalisteve-te-shtepise-me-te-madhe-ne-vend-video11/