Mbresa: Kosova është shtet i ri me hapësirë të madhe për tu zhvilluar (VIDEO)

2023-03-07

Big Brother Vip Kosova Banoret

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Mbresa ka qenë pjesë e ‘podcastit’ të sotëm të shtëpisë, derisa i ka dalë në mbrojtje Kosovës.

Ajo ka thënë se Kosova është vend i mundësive, mjafton që një person të ketë dëshirë dhe vullnet, e suksesi nuk do të mungojë sipas Mbresës.

“Mendoj që gjatë periudhës së luftës dhe pasluftës ka pasur shumë familje që jetën e tyre e kanë krijuar jashtë.  Mundësitë edhe suksesi vjen kudo që ti je, nëse ke dëshirën dhe vullnetin për të punuar. Kosova është një shtet i ri dhe ka hapësirë të madhe për gjithçka”, ka thënë ajo pos tjerash.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/mbresa-kosova-eshte-shtet-i-ri-me-hapesire-te-madhe-per-tu-zhvilluar-video/