2023-01-20
Gjatë darkës së sotme të banorëve të nominuar në Big Brother VIP Kosova, në pyetjet drejtuar atyre, ata u vunë në situata interesante e ndoshta edhe pak sikletuese, teksa lista përfshinë: Stresin, Fisin, Gresën, Andin, Artën dhe Mbresën
E veçantë e darkës ishin edhe kritikat që kishin Mbresa dhe Gresa për njëra tjetrën, kësisoj Mbresa e ka përshkruar Gresën si vajzë “të padjallëzuar”, teksa i ka thënë asaj t’i shoh situatat nga një kënd tjetër.
“Kam pasur, kam dhe vazhdoj të kem super shumë respekt, si femër e sinqertë dhe e ‘pasherr’. Por, kritika do të ishte që dashtë e padashtë zgjedh të besojë në diçka dhe për shkak të situatës zgjedh të besojë atë që i sërvohet dhe do të ishte shumë më mirë t’i shihte gjërat nga një kënd tjetër”, ka thënë Mbresa, gjatë kritikës së saj karshi Gresës.
Por, Gresa ishte më e shkurtër në kritikën e saj karshi Mbresës, derisa ka thënë për të se është – “Provokuese, në shumë raste preferon të gjuaj gaz në zjarr”.