Mbresa drejtuar Stresit: Ti mund t’i kesh të gjitha, ama je i pastër e pedant (VIDEO)

2023-01-24

Big Brother Vip Kosova

Përderisa, shumë prej banorëve të Big Brother VIP Kosova, ishin duke shijuar mbrëmjen në oborrin e shtëpisë, Mbresa e ka komplimentuar Stresin për mënyrën se si kujdeset për veten e tij.

Duke iu drejtuar atij, Mbresa e ka quajtur Stresin “pedant”, ndërsa e ka theksuar se po i referohet gardërobës së rep artistit nga Shqipëria.

“Stres krejt mundesh me i pasë, po të paktën pedant je. Gjithçka mundësh të jesh, por je i pastër, kështu në rroba. I rrinë vetes gati”, i ka thënë Mbresa, Stresit.

Një koment nuk mungoi as nga Stresi. Por, që ta kuptoni se cila ishte përgjigja e tij karshi komplimentit të Mbresës, ndiqeni video në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/mbresa-drejtuar-stresit-ti-mund-ti-kesh-te-gjitha-ama-je-i-paster-e-pedant-video/