2023-01-20
Gjatë darkës së sotme të banorëve të nominuar të Big Brother VIP Kosova, pjesë e tryezës si përherë ishin edhe pyetjet pikante, të cilat sonte i ka lexuar Stresi.
Pos Stresit, pjesë e kësaj darke janë edhe banorët e tjerë të nominuar të javës, si: Fisi, Gresa, Andi, Arta dhe Mbresa.
“Kush nga banorët në këtë tavolinë nuk e meriton të qëndrojë në shtëpi dhe pse?”, ka qenë një nga pyetjet, përgjigjen e të cilës e dhanë të gjithë konkurrentët e nominuar.
Përgjigjet ishin goxha interesante, derisa katër prej tyre kanë zgjedhur Mbresën si “personi që nuk e meriton të qëndrojë në shtëpi”, Stresi ka zgjedhur Fisin, ndërsa Mbresa, Andin.