Himena: Kam botuar dy romane, shkruaj për femrat që janë pre e dhunës dhe dhimbjet e tyre (VIDEO)

2023-01-24

Big Brother Vip Kosova

Konkurrentja që së fundmi iu shtua kastit të banorëve të Big Brother VIP Kosova, Himena, ka folur me banorin, po ashtu të ri, Brunon, rreth librave të saj të botuar.

Himena ka treguar se deri më tani ka publikuar gjithsej dy romane, ndërsa ka zbuluar se më i suksesshëm ka rezultuar ai i fundit.

“Kam botuar dy romane. I pari ka ecur pak më vështirë, por i dyti thënë të drejtën më ka befasuar, ka ecur mirë. Me ato që fitova e ndava një pjesë për vete dhe një pjesë e çova aty ku duhet. U ndjeva mirë sepse më befasoi interesimi”, ka treguar Himena.

“Kur e quaj roman, ka të bëjë më temat që jetojmë dhe i kalojmë, femrat, dhunimet që bëhen, si duhet të marrim veten, sa dhimbje ka femra. Ndryshimet e meshkujve, disa nuk janë njerëzor, disa janë paqësorë”, ka shtuar ajo pos tjerash.

Por, që ta kuptoni bisedën e plotë të Himenës me Brunon, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/himena-kam-botuar-dy-romane-shkruaj-per-femrat-qe-jane-pre-e-dhunes-dhe-dhimbjet-e-tyre-video/