Gresa: S’hap dot agjenci mode në Kosovë, këtu një baba se lë vajzën 15-vjeçe të shkojë në Milano (VIDEO)

2023-01-23

Big Brother Vip Kosova Banoret

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, e cila jashtë shtëpisë së “Vëllait të Madh” është e njohur si modele në Itali, ka folur me konkurrentët e saj, Artën dhe Brunon rreth profesionit të saj.

“Paguhem mirë. Por, më duhet të pres deri në 90 ditë, derisa të paguaj klienti. Jam më tepër komerciale, fotografitë që i sheh në rrugë. Kam bërë kasting për televizion, këpucë e shumë të tjera”, ka thënë Gresa.

“Kam dashur të hap një agjenci modelesh në Kosovë, ama shumë vështirë. Se duhet me i marrë vajzat nga 15-16 vjet me i dërgu jashtë. Këtu nuk e lë baba 15 vjeçe në Milano”, ka shtuar ajo.

Për detaje të tjera të kësaj bisede, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Source:
https://klankosova.tv/gresa-shap-dot-agjenci-mode-ne-kosove-ketu-nje-baba-se-le-vajzen-15-vjece-te-shkoje-ne-milano-video/