2023-01-20
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, rep artisti Getinjo e ka komentuar largimin e Gjon Karricës apo Lugati nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, për shkak të problemeve shëndetësore.
Getinjo e ka përshkruar Lugatin si një person që shtëpisë i ka dhënë energji të pozitive edhe në momentet kur atmosfera aty mund të ishte më e zymtë.
“Unë kam dashur të kem kontakt me familjarët e Gjonit i kam shkruar por nuk e di sa e kanë parë, më ka ardhur shumë keq për Gjonin se me të vërtetë ka qenë energjia më e mirë e shtëpisë, na ka bërë me qesh edhe atëherë kur nuk ishim gjendje të qeshnim”, ka thënë Getinjo, drejtpërdrejt nga studioja e spektaklit Prime.
“Ka qenë shumë i lumtur se ishte pranë nesh dhe e ka vlerësuar atë gjë, unë i uroj shëndet të plotë së bashku me familjen e vetë”, ka shtuar ai.