Fifi solli të qeshura në shtëpinë e BBVK-së, banorët “e ngrirë” nuk guxonin të reagonin (VIDEO)

2023-01-21

Big Brother Vip Kosova Banoret

Ashtu siç “Vëllai i Madh” kishte paralajmëruar, sonte në shtëpinë e tij është futur këngëtarja e famshme, Filloreta Raçi – Fifi.

Ajo ka shkuar në sallonin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, kur banorët ishin urdhëruar “të ngriheshin”, teksa ka zhvilluar monolog me pothuajse secilin prej tyre, duke sjellë të qeshura, çka bëri që ata me zor ta mbanin veten.

Veç se, Fifi nuk ka hyrë në shtëpi në rolin e banores, por për t’i dëfryer ata me zërin e saj unik dhe po ashtu për ta prezantuar banorin tjetër të ri e që ishte artisti, Blasta.

Dyshja në oborrin e shtëpisë së bashku e interpretuan edhe këngën e tyre “Bjeri”, ndërsa banorët e duartrokitën fuqishëm performancën e tyre.

Source:
https://klankosova.tv/fifi-solli-te-qeshura-ne-shtepine-e-bbvk-se-banoret-e-ngrire-nuk-guxonin-te-reagonin-video/