2023-01-20
Këngëtarja kosovare Fifi do të hyjë sonte në shtëpinë më të përfolur të momentit, atë të Big Brother VIP Kosova.
Ani pse, Filloreta Raçi, e njohur me nofkën skenike si Fifi, aktualisht është duke e shijuar pritjen e ëmbël të shtatzënisë nga romanca me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushin, kjo gjë duket se nuk po e penalizon që të jetë aktive në profesionin e saj prej artistes.
Por, cila është arsyeja se pse Fifi do të hyjë sonte në shtëpinë e “Vëllait të Madh”? E kuptoni, sonte duke filluar nga ora 21:00 në spektaklin Prime të Big Brother VIP Kosova, të cilin mund ta ndiqni ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe ‘live’ edhe në YouTube.
Source:
https://klankosova.tv/fifi-futet-sonte-ne-shtepine-e-big-brother-vip-kosova-por-pse-video/