Bruno: Nuk e mbaj anën e askujt, por mendoj që Vedati nuk është djalë i keq (VIDEO)

2023-03-04

Big Brother Vip Kosova Banoret

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Bruno ka komentuar përplasjet e tij me Xhulin, vetëm për shkak se ai në një lloj mënyre u rreshtua në anën e Vedatit.

Madje, ky mendim i tij, bëri që Bruno përplasje të lehta të kishte edhe me Stresin e Andin, derisa këtyre të fundit u ka thënë se nuk ia ka mbajtur anën Vedatit.

“Unë nuk mendoj se Vedati është djalë i keq. Se mendoj që Vedati e përdor historinë e Melisës për të keq, ashtu siç u komentua brenda. S’ia mbaj anën e askujt”, ka thënë Bruno pos tjerash.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/bruno-nuk-e-mbaj-anen-e-askujt-por-mendoj-qe-vedati-nuk-eshte-djale-i-keq-video/