Blasta – banori më i ri që i bashkohet kastit të konkurrentëve në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

2023-01-21

Big Brother Vip Kosova Banoret

Para se spektakli Prime i Big Brother VIP Kosova, të niste sonte, “Vëllai i Madh” ka paralajmëruar për katër hyrje të reja që do t’i bashkoheshin shtëpisë më të ndjekur të momentit.

Banori i parë që sonte nis aventurën e tij televizive në shtëpinë e “Vëllait të Madh” është këngëtari Lorik Shaqiri, për publikun i njohur me emrin skenik si – Blasta, të cilin e ka prezantuar Fifi, teksa dyshja kanë interpretuar bashkë këngën e tyre “Bjeri”.

Blasta është vetëm banori i parë që i bashkohet kastit të banorëve të Big Brother VIP Kosova, ndërsa i njëjti është i njohur për një sërë këngësh të suksesshme dhe bashkëpunime me emrat më të njohur në industrinë e muzikës, përfshirë: Zaimina Vasjarin, Fjolla Morinën e Fifin.

Source:
https://klankosova.tv/blasta-banori-me-i-ri-qe-i-bashkohet-kastit-te-konkurrenteve-ne-big-brother-vip-kosova-video/