2023-03-10
Konkurrentët finalistë të Big Brother VIP Kosova e kanë mbyllur natën gjysmëfinale si mos më miri, derisa për ta në oborrin e shtëpisë është shtruar një super darke e përgatitur nga “Resort Planet”.
Restoranti që me lokacion gjendet në qytetin e Gjilanit, ka përgatitur një darkë unike për ‘nysat’, të cilën ata pritet ta shijojnë pas përfundimit të performancës së këngëtares, Loreta Kaçka – Lori.
Gjatë natës gjysmëfinale, banorët janë surprizuar shumë si dhe kanë pranuar dhurata po ashtu të shumta nga “Vëllai i Madh”.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.