2023-03-08
Banorët e Big Brother VIP Kosova janë surprizuar nga Cinco’s Bar, derisa në oborrin e shtëpisë ata kanë gjetur një shank me pije dhe me punonjës, që i shërbyen ata me kokteje unike dhe shisha të veçanta.
“Mbrëmja e sotme do të jetë më ndryshe dhe kjo falë Cinco’s Bar. Në oborr ju presin koktej të veçantë me shisha unike dhe shije të veçanta”, u tha pos tjerash në njoftimin e “Vëllait të Madh” mbi surprizën.
Për të parë se si e shijuan ata këtë befasi, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber