2023-01-23
Spektakli i sotëm Prime i Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video klip i gërshetuar me momentet nga debati i Artanit me Stresin.
Madje, në një nga momentet dëgjohet Stresi duke i thënë Artanit “sa i ke flokët, ashtu je duke dalë dinak”.
“Kthimi i kësaj fanelle është që kur e sheh që njëmend po e humb lojën, atëherë shikon edhe gjëra tjera të bëj. Paramendo, ka shkuar aq thellë ka shkuar aq larg sa ka tentuar ta njollosë emrin e babait tim të ndjerë”, ka thënë Artani, në lidhje me kthimin e fanellës dhuratë që i bëri Stresit.