Anita Haradinaj nga sonte ulet në karrigen e opinionistes së Big Brother VIP Kosova

2023-01-23

Big Brother Vip Kosova Banoret

Në spektaklin e fundit Prime të Big Brother VIP Kosova, Afërdita Paqarada njoftoi dorëheqjen e saj nga roli i opinionistes së këtij formati televiziv, duke e theksuar se një vendim i tillë ka ardhur për arsye personale të saj.

Por, që nga nata Prime e sotme, një prej karrigeve të panelit të opinionistëve është e rezervuar enkas për moderatoren, Anita Haradinaj.

Sonte, Haradinaj do të shfaqet për të parën herë në publik si një opinioniste e Big Brother VIP Kosova, teksa pritet që bashkë me Olti Currin, të komentojë ngjarjet e fundjavës në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Spektakli Prime i kësaj të hëne, nis sonte nga ora 21:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe ‘live’ edhe në platformën YouTube.

Source:
https://klankosova.tv/anita-haradinaj-nga-sonte-ulet-ne-karrigen-e-opinionistes-se-big-brother-vip-kosova1/