Andi, Gresa, Stresi dhe Arta “do ta eliminonin Xhulin, sikur ta kishin mundësinë” (VIDEO)

2023-01-20

Big Brother Vip Kosova Banoret

Darka e sotme e shtruar për banorët e nominuar, e që prej njërin nga ta edhe do të jetë e fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, është karakterizuar nga pyetjet e shumta me nuanca pikante.

Kësisoj, lista e banorëve të nominuar që përfshinë: Stresin, Fisin, Gresën, Andin, Artën dhe Mbresën është dashur ta zgjidhnin një person nga i gjithë kasti i BBVK-së, të cilin do ta eliminonin menjëherë “nëse do ta kishin mundësinë”.

Fisi e ka zgjedhur Ganen mbi arsyetimin se ajo nuk po arrin që të përshtatet me pjesën tjetër të kastit.

“Me gjithë respektin që e kam për të, por e zgjedh Ganen. E shoh se nuk po përshtatet me neve, për shumë arsye dhe sa herë po mundohemi me e pyet ose ta bëjmë të flas, po heziton. Ndonjëherë, edhe pak jep urdhra në shtëpi. Por, jo në mënyrë obligative kemi nevojë t’ua zbatojmë urdhrat”, ka thënë Fisi.

Arta, Stresi dhe Andi e kanë zgjedhur Xhulin, ndërsa Mbresa ka zgjedhur Andin, duke thënë se ka shumë arsye që fshihen pas këtij vendimi.

Cilat ishin zgjedhjet e banorëve të tjerë të nominuar, e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.

Source:
https://klankosova.tv/andi-gresa-stresi-dhe-arta-do-ta-eliminonin-xhulin-sikur-ta-kishin-mundesine-video/