2023-03-14
Finalistët sonte u sfiduan me pyetje nga publiku.
Një pyetje për Julianën kishte të bënte me kauzën e saj për gratë.
“A ua përmend të mirat grave në organizatën tënde, si i përmend në BBVK?”, ishte pyetja për Julianën.
Juliana tha se nuk ua përmend grave të mirat që ua bën, por që në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ajo ua përmend sepse është lojë.
“Nuk ia përmendi, por këtu është një lojë dhe duhet të dish kur ta përdorësh dhe ku t’i përdorësh”, u shpreh Juli.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.